Tre të vrarë e nëntë të plagosur në një sulm masiv me armë në një klub në Brooklyn

Tre të vrarë e nëntë të plagosur në një sulm masiv me armë në një klub në Brooklyn

Bota August 17, 2025 - 19:47

 

Policia e New York-ut është në kërkim të disa personave të armatosur, pasi tre njerëz u vranë dhe të paktën nëntë të tjerë u plagosën në një masakër të ndodhur në një klub nate të njohur në Brooklyn.

Sipas mediave, deri në katër persona kanë hapur zjarr brenda në “Taste of the City Lounge” në lagjen Crown Heights të Brooklyn-it, gjatë natës, transmeton klankosova.tv.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit, pasi disa thirrje për ndihmë kanë mbërritur në komisariatin e policisë.

Komisionerja e Policisë së New York-ut, Jessica Tisch, tha se kjo ngjarje dyshohet të ketë lidhje me bandat kriminale dhe se gjithçka nisi nga një grindje.

Në vendngjarje janë gjetur tre viktima të vdekur dhe nëntë të tjerë janë transportuar në spital me lëndime, por pa rrezik për jetën.

Viktimat janë burra dhe gra, me moshë që varion nga 19 deri në 61 vjeç.

Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e sulmit.