Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall fajtor për marrje ryshfeti, vite përpara se të merrte detyrën. Me këtë vendim, Vizcarra i shtohet listës së gjatë të ish-krerëve të shtetit në Peru që janë dënuar për korrupsion.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016, ai u kandidua për postin e zëvendëspresidentit të parë përkrah Pedro Pablo Kuczynski, si pjesë e partisë “Peruanët për Ndryshim”, duke fituar me diferencë të ngushtë ndaj partisë “Fuerza Popular” të Keiko Fujimori.
Më 23 mars 2018, Vizcarra u betua si president i vendit pas dorëheqjes së Kuczynskit. Gjatë gjithë mandatit të tij, ai mbeti i pavarur nga partitë politike, duke promovuar reforma kundër korrupsionit në sistemin ligjor dhe gjyqësor, dhe deklaroi se nuk do të rikandidonte në zgjedhjet e vitit 2021.
Gjatë pandemisë së COVID-19, ai vendosi masa të rrepta qëndrimi në shtëpi dhe akordoi fonde ndihme. Por pabarazitë sociale, mbipopullimi dhe ekonomia informale e goditën rëndë vendin. Si pasojë, PBB-ja e Perusë ra me rreth 30%, duke rritur ndjeshëm presionin politik ndaj qeverisë së Vizcarrës. /abcnews