Merzi dhe Aliyevi takohen në Berlin, në fokus energjia dhe paqja mes Azerbajxhanit e Armenisë

Merzi dhe Aliyevi takohen në Berlin, në fokus energjia dhe paqja mes Azerbajxhanit e Armenisë

Bota July 21, 2026 - 12:31

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të zhvillojë të martën bisedime në Berlin me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë energjia dhe tregtia e lëndëve të para.

Sipas qeverisë gjermane, në takim do të diskutohet gjithashtu edhe procesi i paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, në një kohë kur vazhdojnë tensionet lidhur me rajonin e Nagorno-Karabakut dhe çështje të tjera territoriale.

Azerbajxhani siguron pjesën më të madhe të të ardhurave shtetërore nga eksporti i naftës dhe gazit natyror, duke përfshirë edhe drejt Bashkimit Evropian.

Përpara takimit me kancelarin Merz, presidenti Ilham Aliyev do të pritet fillimisht nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, ndërsa më pas do të mirëpritet nga Merz me ceremoni zyrtare dhe nderime të plota ushtarake. /DW