Shikojeni Ismet Beqirin kur protestonte kundër okupimit serb (VIDEO)

Dosier August 27, 2016 - 20:22

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka kujtuar kohën si student duke protestuar dhe kërkuar të drejtat e tyre para shumë studentëve dhe qyetarëve të demonstratave të viti 1990.

Beqiri përmes disa fotografive të cilat i ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar së në atë kohë ishin 7 kërkesat e tyre. /ZERI/

Më poshtë mund të lexoni postimi e tij të plotë:

Në këtë foto jam unë si student në qendër të Prishtinës, konkretisht në pemë,(bli)para ndërtesës në atë kohë të ‘Komitetit Krahinor’ (sot Ministria e Kulturës) me një koleg timin (Ruzhdi Bajrami) duke i lexuar kërkesat, para shumë studentëve dhe qytetareve të demonstratave të organizuara më 23 janar te vitit 1990.

Të ndërpritet diferencimi ideo–politik mbi baza nacionale - të lirohen të burgosurit politik - të shpallet referendum për zgjedhje të lira - ishin disa nga 7 kerkesat tona. Ishin vite të kthesave të mëdha historike e të fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pavarësimit të Kosovës nga ky shtet. Studentët e UP ishin ndër të parët që kundërshtuan diskriminimin dhe padrejtësit.

 Më shumë e më konkretisht për këtë storie mund të mësoni në ‘you tube’ nga raporti i TV shtetëror i okupatorit serb atë ditë në gjuhën serbo-kroate - linku –

(https://m.youtube.com/ëatch?v=SËuTO9qYHic) si dhe më gjërësisht për këtë demonstratë, kërkesat e saja dhe gjendjen e përgjithshme në Kosovë ato ditë dimri nga libri “Vitet e Stuhishme” të autorit Fehmi Ajvazi, në faqen 33, 34.

Asgje nuk ndodhe rastesisht...

I falenderoj shumë“KosovaAlbaner.com” për xhirimet e publikuar në youtube.

Image
Image
Image
Image