Shteti shpenzoi 190 milionë euro për furnizime, e 154 milionë për punë

Ekonomia August 20, 2016 - 22:32

Gjatë vitit që lamë pas në kategorinë buxhetore si shpenzime për furnizim janë shpenzuar hiç më pakë se 189 milionë euro, e deri sa për punë janë shpenzuar rreth 35 milionë euro më pakë.

Në raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik shihet se për dallim nga vitit parak në vitin 2015 janë rritur shpenzimet në kategorinë  buxhetore për furnizim, ndërkaq kanë rënë shpenzimet në kategorinë buxhetore për punë, raporton zeri.info

LEXO EDHE: Për 24 orë, nga Kosova në Shqipëri hynë 46 mijë persona (Video)

Më tej në raport shihet se për shërbime gjatë vitit që lamë pas janë shpenzuar 57 milionë euro, deri sa për konkurs të projektimit janë shpenzuar 551 mijë euro.

Gjithsejtë në prokurim gjatë vitit paraprak janë shpenzuar 401 milionë euro.

Por, në këtë shumë nuk përfshihen edhe 114 milionë euro  që janë shpenzuar për ndërtim të autostradës, raporton zeri.info.