MSA zvogëlon të hyrat për 11 milionë euro (Video)

Ekonomia September 11, 2016 - 22:23

Mbi 11 milionë euro të hyra më pak në arkën e shtetit, që prej fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Kjo si pasojë e heqjes së tatimit doganor dhe reduktimit të tatimit doganor, për disa produkte të tjera të cilat importohen nga Bashkimi Evropian.

LEXO EDHE: 100 mijë euro për tri autoambulanca

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje iu mundëson prodhuesve Kosovarë një treg më të gjerë siç është tregu  i Bashkimit Evropian , mirëpo njohës të ekonomisë thonë se Kosova si në rastin e nënshkrimit te CEFT-s si në rastin e MSA-së nuk ka qenë palë e barabartë pasi prodhuesit në vend ende ballafaqohen me barriera të mëdha gjë që e  bënë të pa mundur konkurrimin e tyre me firmat e Unionit Evropian. /TribunaChannel/