Shumë qytetarë të Kosovës po e presin Vitin e Ri në terr

Ekonomia December 31, 2016 - 20:18

Shumë banorë të Kosovës, natën e Vitit të Ri janë duke e pritur në terr.

Banorët e disa fshatrave të Drenasit, për më shumë se dy orë janë pa energji elektrike.

Probleme me energji elektrike kanë edhe banorët e Suharekës, shkruan Express.

Ndërkaq, në Pejë, banorët e pjesës qendrore të kësaj komune po ashtu nuk kanë rrymë. Ata si duket mund të mbesin gjithë natën pa rrymë, për shkak të dëmtimit të një centrali.