Stavileci: ‘Kosova e Re’ projekti më i madh që është bërë ndonjëherë në Kosovë (VIDEO)

Ekonomia March 22, 2017 - 14:19

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci  është duke zhvilluar një debat live me qytetarët për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Ai ka thënë se projekti “Kosova e Re”, është ndër projektet më të rëndësishme të Kosovës. Stavileci ka thënë se “Kosova e Re” është investim i huaj dhe sipas tij kjo do të ndihmonë rritjen ekonomike në vend.