Nis ekzekutimi i subvencioneve për pagat nga ministria e Financave

Nis ekzekutimi i subvencioneve për pagat nga ministria e Financave

Ekonomia May 12, 2021 - 16:09

Sot ka nisur ekzekutimi i subvencionimit të pagave si masë mbështetëse të ekonomisë nga Ministria e Financave.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se sot janë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave, transmeton Zeri.info.

“Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave”, ka shkruar Murati.

Ai gjithashtu bëri të ditur se komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procedohet të premten./Zëri