BQK-ja miraton manualin mbikëqyrës për parandalim të pastrimit të parave
Foto: Laura Hasani

BQK-ja miraton manualin mbikëqyrës për parandalim të pastrimit të parave

Ekonomia March 25, 2024 - 15:49

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

“Qëllimi i këtij Manuali është ngritja e kapaciteteve mbikëqyrëse drejt qasjes së bazuar në rrezik e cila mundëson identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si dhe përshtatjen e strategjisë mbikëqyrëse në përputhje me rrezikun e paraqitur”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas njoftimit, ky manual mundëson që programi i mbikëqyrjes të shtrihet në të gjitha institucionet financiare në vend.

BQK-ja ka njoftuar se ky manual është përgatitur me asistencën teknike nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër krimit ekonomik.