Kurti u takua me pronarin e grupit “Yildirim” që vendosi gurthemelin për parkun e energjisë diellore

Kurti u takua me pronarin e grupit “Yildirim” që vendosi gurthemelin për parkun e energjisë diellore

Ekonomia May 02, 2024 - 21:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës pronarin e grupit "Yildirim", Robert Yüksel Yëldërëm. Prezent në takim ishte dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Sot, Yildirim Energy vendosi gurthemelin për parkun e energjisë diellore në mjediset e kompleksit Ferronikeli në Drenas. Kapaciteti fillestar i paneleve solare është mbi 54 MW, ndërsa plani është që të arrihet në një kapacitet prej 150 MW në total, deri në 2026.

Kryeministri Kurti vlerësoi objektivat që i bart ky projekt, i cili përkon me angazhimin e synimet tona drejt tranzicionit në energjinë e ripërtërishme. Në vijim, biseda u fokusua rreth mundësive dhe potenciale për investime në Kosovë.

Duke i falënderuar për zgjedhjen e Kosovës si një prej shteteve ku kjo kompani ka zgjedhur të investojë, kryeministri Kurti i uroi punë të mbarë e suksese në iniciativat e tyre. /Zëri

Image