Gërxhaliu: Anashkalimi i çështjeve ekonomike nga qeveritarët, gjë shqetësuese

Gërxhaliu: Anashkalimi i çështjeve ekonomike nga qeveritarët, gjë shqetësuese

Ekonomia May 06, 2024 - 14:15

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë, ka theksuar se ky sektor duhet të jetë në fokus dhe prioritet në Qeverinë aktuale.

“Në qoftë se edhe më tutje do të tentojmë të jemi të barabartë me varfëri, do të jemi një shtet i varur nga importi dhe paraja e gatshme në Kosovë do të jetë gjithmonë e eksportuar”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka theksuar se në këtë mënyrë ardhmëria do të jetë e zymtë dhe këtë nuk e meriton qytetari dhe Republika e Kosovës.

“Është vërtetë që në këtë kohë në Kosovë s’mund të flitet pa ngjyra politike dhe kjo ndoshta përfshirje e politikës dhe ekonomisë po i ngadalëson shumë procese të rëndësishme ekonomike sepse vetëm përmes një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm Kosova mund të ketë stabilitet social, mund të ketë indikatorë të rëndësishëm ekonomik që janë në funksion të qëndrueshmërisë ekonomike dhe edhe stabiliteti politik varet nga zhvillimi ekonomik. Andaj besoj që ekonomia duhet të jetë në fokus dhe prioritet në qeverinë aktuale sepse në qoftes se edhe më tutje do tentojmë të jem të barabartë me varfëri do të jem një shtet varur nga importi dhe paraja e gatshme në Kosovë do jetë gjithmonë e eksportuar, definitivisht ardhmëria do jetë e zymtë dhe këtë nuk e meriton qytetari dhe Republika e Kosovës”, ka thënë Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë ka thënë se fakti se ka një agjendë politike dhe mosarritja e një ujdie për zgjidhje të këtij problemi sot Kosova është e ndëshkuar nga BE-ja.

Gërxhaliu ka theksuar se duhet një rimëkëmbje qoftë në aspektin diplomatik, ekonomik, promovues, sundim të rendit të ligjit në mënyrë që Kosovës t’i kthehet reputacioni të cilin e ka pasur dhe duhet ta ketë.

“Gjenda politike që e ka kapluar Kosovën në veçanti dialogu Kosovë - Serbi është një dëm që vërtetë ka lënë dhe po len gjurmë çdo ditë e më tepër. Vet fakti që është dialog maratonik dhe s’ka zgjidhje, po e shihni që në aspektin kohor e ka degraduar dialogun dhe agjendën politike në kuptimin që e ka bërë si prioritet dhe e ka anashkaluar atë ekonomike dhe vet fakti që sipas një agjende të tillë politike, dhe mosarritjes së një ujdie për zgjidhje të këtij problemi sot Kosova është e ndëshkuar nga BE-ja që definitivisht janë të padrejta dhe ato janë në fuqi dhe e tëra kjo po e sheh që politizimi i shoqërisë në Kosovë është në kulm. Çdo gjë është më tepër politike se ekonomike, kulturore, sociale dhe kjo është një ngufatje e shtetit që do ta bëjë më të zymtë ardhmërinë. Por dua të besoj që është koha kur duhet një rimëkëmbje qoftë në aspektin diplomatik, ekonomik, promovues, sundim të rendit të ligjit dhe Kosovës ti kthehet reputacioni të cilin e ka pasur dhe duhet ta ketë, qoftë për investime nga diaspora, qoftë edhe nga investitorët e huaj në forma të ndryshme”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu, derisa ka folur për “Trepçën”, ka thënë se koncentratet e saj janë me çmime të ulëta. Kosovës i mungon një shkritore, ka theksuar ai, ku në të do të shkriheshin metalet.

“Është mjaft shqetësues dhe besoj çdo qeveri që do vijë në të ardhme të ketë një fokus të veçantë duhet ta ketë një ekip kur flet për ekonominë dhe rifillimin e mirëfilltë të ndërmarrjeve publike sesa këto më tepër janë barrë e shteti se sa që duhet jenë si kontribuuese në stabilitetin dhe zhvillimin e shtetit”, ka thënë ai.

“Duhet të kuptohej që ndërmarrjet publike kanë qenë një plagë e qeverisjes që nga paslufta e deri më tani. Shumë vende rajonale dhe evropiane stabilitetin ekonomik e ndërtojnë mu në shumëzimin e kapaciteteve potencialeve të këtyre ndërmarrjeve publike për fat të keq në Kosovë ka ndodh politizimi, kriminalizimi, keqmenaxhimi. Shumë dukuri negative të cilat këto ndërmarrje sot janë më tepër barrë e shtetit se në funksionin të tij dhe ndikimi në qëndrueshmërinë, ajo çka duhet në këtë tabelë është fati që po e përcjell Trepçën. Paramendojeni është viti 2023- 2024 një kohë e krizave dhe luftërave dhe aty ku ka luftë çmimet e metaleve janë në ngritje e sipër dhe nevoja për metale është e pakontestuar. Deri në vitin 2023 performanca e Trepçës ka qenë vetëm 50% e planifikuar dhe përveç dëmeve dhe rënies së produktivitetit ne kemi edhe subvencione shtetërore në vlerë 8 milionë e gjysmë të cilat më tepër jepen për paga se sa për modernizim, e trajnime, dhe në ndërkombëtarizim dhe prandaj po e shihni se sa e rëndësishme është të kemi profesionistë në fusha të caktuar dhe fatin e politizimit e profesionalizimit e kanë të gjitha ndërmarrjet publike në Kosovë. Duhet me të vërtetë një rishikim i një qasje të tillë, profesionalizimi dhe ndërtimi i tyre bazuar në eksperiencë e profesionalizëm është mekanizmi i vetëm që mund të ndihmojë. Ne po flasim për Trepçën ku koncentratet e saj janë me çmime të ulëta. Kosovës i mungon një shkritore ku në të do shkriheshin metalet, dmth kemi gjysmë produkte finale të përpunuara në kallëpe dhe vlera e tyre do ishte shumë më e madhe. Prandaj vërtet është mjaft shqetësues dhe besoj çdo qeveri që do vijë në të ardhme të ketë një fokus të veçantë duhet ta ketë një ekip kur flet për ekonominë dhe rifillimin e mirëfilltë të ndërmarrjeve publike sesa këto më tepër janë barrë e shteti se sa që duhet jenë si kontribuuese në stabilitetin dhe zhvillimin e shtetit”, ka thënë Gerxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë mes të tjerash se “Trepça” ka rëndësi multidimensionale. Sipas tij, sa është e rëndësishme në aspektin ekonomik është e rëndësishme në aspektin gjeopolitik, gjeostrategjik ndëretnik dhe mbi të gjitha integrues.

“Trepça ka rëndësi multidimensionale, sa është e rëndësishme në aspektin ekonomik është e rëndësishme në aspektin gjeopolitik, gjeostrategjik, ndëretnik dhe mbi të gjitha integrues. Prandaj në Kosovë nuk mungojnë ligjet por zbatimet e ligjeve e dyta nuk mjafton që dështimet të fshihen përmes një votimi të votuar në parlament, por më rëndësi është implementimi i këtyre ligjeve. Mirëpo edhe këto ligje do të dështojnë nëse fati i ndërmarrjeve sot duhet të jetë i ndërtuar mbi ekspertizën profesionale dhe shkencore dhe në këtë drejtim çdo politizim duhet të jetë një paragjykim për të dështuar dhe jo për tu rimëkëmbur. Është koha për ta ndërruar qasjen, nuk e kemi vetëm Trepçën, kemi edhe ndërmarrje tjera publike të cilat janë para sfidave të shumta, andaj është koha për veprim. Të dilet me strategji konkrete të bazuara nga i cili do të dalin vizione si të dilet nga situata dhe të jenë barrë e shtetit. Po e shihni të njëjtin fat e kanë edhe ndërmarrje tjera. Andaj vërtet është shqetësuese e cila duhet t’i preokupojë pushtetarët e Kosovës që të bëjnë më tepër që këto të shpëtohen dhe të jenë në funksion të zhvillimit të shtetit”, është shprehur Gërxhaliu për Ekonominë Online.