Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratës për punë

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratës për punë

Ekonomia May 07, 2024 - 10:29

Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit” kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës qe dy vjet.

Protestën punëtorët kanë thënë se do ta vazhdojnë edhe ditët në vijim dhe se pa plotësimin e kushteve nuk e kanë ndërmend ta ndërpresin.

Image

Zaim Maxhuni, anëtar i Bordit në “Kosova Thëngjill”, në një prononcim për Ekonominë Online, ka thënë se arsyeja e kësaj proteste është vazhdimi i kontratës për punë.

Ai ka thënë se kontrata e KEK-ut u është ndërprerë qe dy vjet, ndonëse për vazhdimin e saj kishin marrë premtim nga Ministria e Ekonomisë.

“Së pari jemi punëtorë të ‘Kosova Thëngjillit’ në Obiliq jemi të ndara nga KEK-u, nga viti 2003 jem ish-punëtor të KEK-ut. Arsyeja dihen përse janë nda kanë qenë sigurisht arsyeja personale mirëpo nga viti 2003 kemi punuar me kontrata, kanë qenë me KEK-un. KEK-u na ka shit thëngjillin neve, ne e kem plasu ne treg te konsumatorët, te tregu privat dhe bizneset që më së shumti ka ble ‘Ferronikeli’. Na jem dikund 160 punëtorë të ‘Kosova Thëngillit’ ku në vitin 2021-2022 'Kosova thëngjilli' ka arrit me bo qarkullim rreth 1 milion edhe ka qenë kompani profitabile. Kemi operuar me sukses po nuk e di pse nuk na u vazhdohet kontrata kemi bërë edhe borxhet e vjetra e te reja ndaj KEK-ut nuk kemi pas probleme punëtorët kanë punuar në rregull”, ka thënë ai.

Image

“Qysh nga 1 korriku 2022 na është ndërpre kontrata para kohës gjashtë muaj para afatit para se me u skadu qysh prej asaj dite dikund rreth protesta 10-11 i kemi bërë të gjitha kanë qenë boshe edhe pse na kanë premtuar që do të bëjmë një zgjedhje do të bëjmë diçka me KEK-un, Ministria e Ekonomisë prapë se prapë sot e atë dite jemi pa punë. Na mundeni me vazhdu me protesta i mjet demokratik tjetër sen nuk dina çka me vazhdu na nuk kërkojmë lëmosh na kërkojmë vetëm punë nuk jem barrë për KEK-un veç ka fitime profit për neve nuk ka diçka që mundet me dëmtua dikun 1 milionë euro 70-përqindëshin e atij qarkullimit i merr KEK-u, në dikun 30 për qind”, u shpreh ai.

Image