Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

Kronika August 14, 2016 - 21:12

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ishte ngjitur në minaren e xhamisë së fshatit Velekincë të Gjilanit, dhe kishte filluar ta rrënonte kupolen e minares së saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

LEXO EDHE: Synon ta shkatërrojë minaren e xhamisë në Velekincë, veç pse kishte shqiponjën në të (Video)

Personi i arrestuar është serb, shtetas i Kosovës, dhe është dërguar në spital pas arrestimit, ka bërë të ditur Hashani.

I arrestuari aktualisht është duke u intervistuar nga Policia për të mësuar të gjitha rrethanat dhe motivin e sulmit, ka njoftuar Hashani. /Express/