Tmerr e panik në një autobus në Tiranë, i dehuri gati t’i marrë jetën udhëtarit

Kronika August 15, 2016 - 22:20

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në një autobus në Tiranë.

Pas një zënke të ndodhur mes dy personave, arsyet e së cilës ende nuk dihen, njëri prej tyre ka hedhur në tokë dhe ka shtyrë gati për të rënë nga autobusi një të moshuar.

Nuk mund të përcaktojmë saktë se në cilën linjë ka ndodhur ngjarja, por nga pamjet duket se personi me bluzë me vija, i cili qëndron në këmbë jashtë autobusit është ai që ka shtyrë të moshuarin, pasi tenton të hyjë sërish në autobus dhe qytetarët e nxjerrin jashtë.

Ai mezi mbahet në këmbë dhe dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.

Personi që ka bërë videon afrohet për të treguar se çfarë po ndodh në brendësi të autobusit, ndërsa vihet re se një tjetër person, ai i moshuari, i cili është dhunuar dhe është hedhur në tokë, ndodhet në gjendje aspak të mirë.

LEXO EDHE: Ja kush është shqiptari i arrestuar për lidhje me ISIS-in

Një vajzë mundohet t’i japë ujë e ta qetësojë, ndërsa një burrë u qëndron pranë, transmeton jetaoshqef.

Kjo nuk është hera e parë që të tilla skena ndodhin në mjetet e transportit publik në Shqipëri e konkretisht në Tiranë.

Të tillë persona që janë agresivë, në gjendje të dehur apo me probleme mendore, edhe pse mund të duken si aspak të rrezikshëm, mund të shndërrohen në rreziqe serioze për shoqërinë dhe jetën e çdo qytetari.