Arrestohet një punonjës i AKP'së

Kronika August 16, 2016 - 19:24

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një punonjës të Agjensionit Kosovar të Privatizimit (AKP) me akuzën "keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar" dhe" marrje e ryshfetit",shkruan Gazeta Express.

Policia gjofton se gjatë bastisjes së shtëpisë së personit të dyshuar në rajonin e Ferizajt ka gjetur edhe prova materiale, përderisa me urdher të prokurorit kompetent i dyshuari dergohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore.

"Policia e Kosovës në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, e në veçanti në përpjekjet e saj të vazhdueshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas hetimeve të kryera paraprake, sot me datë 16.08.2016, në një operacion policor të mirë planifikuar ka arrestuar një person të dyshuar (F.H. viti i lindjes 1972), punonjës në AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) i përfshirë në vepra penale" keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar" dhe" marrje e ryshfetit"thuhet në komunikatën për media.