Dymbëdhjetëvjeçarja hidhet nga kati i tretë në 'Dardani'

Kronika September 19, 2016 - 22:01

Një vajzë e moshës 12 vjeçare ka kërcyer nga kati i tretë i banesës  në Dardani, ku sot intervenoi policia e Kosovës për t’i larguar banorët nga ky objekt banesor.

Vajza është dërguar në QKUK dhe thuhet se është në gjendje kritike, raporton Telegrafi.

Sipas familjarëve vajza që ka kërcyer nga ballkoni i banesës është me sindromin down, e cila është traumatizuar si pasojë ë ndërhyrjes së sotme të policisë për largimin e banorëve nga banesat, ku thuhet se ata po qëndrojnë në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.