Bie në humnerë makina me 4 shqiptarë

Kronika November 27, 2016 - 19:53
Një automjet në të cilin po udhëtonin 4 persona ka rënë në një humnerë në aksin rrugor Tiranë - Qafë Priskë.

Fatmirësisht aksidenti nuk ka pasur pasoja në humbje jetësh, por mësohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital. Ndërkohë që 3 personat e tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Burime nga policia, të cilat kanë nisur edhe hetimet rreth këtij aksidenti, bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.