Aksidenti që iu mori jetën dy të rinjve, flet nëna e 21-vjeçarit

Kronika December 05, 2016 - 22:33

Pedagogia dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili ka reaguar për herë të parë në lidhje me aksidentin tragjik, që i morri jetën djalit të saj dhe këngëtarit Ergi Dini.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo lutet që çdo nënë që derdhi lot për Kejdin të ketë gëzim e paqe.

“E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era”, shkruan Erenestina Halili.

Mbrëmjen e datës 21 Nëntor 2016, në Tiranë, humbën jetën këngëtari Ergi Dini dhe Kejdi Halili. Në orën 21:15 minuta, motori i drejtuar nga Kejdi Halili u rrëzua pranë urës së ish- Bllokut.

Drejtuesi i mjetit, në pjesën sapo kalon kryqëzimin, ka qenë duke udhëtuar me motorin në gomën e parë.

Fatal për humbjen e kontrollit ka qenë momentin kur Kejdi Halili ka tentuar të ulë gomën e parë të motorit.

Menjëherë motori ka devijuar në krah të djathtë të trotuarit, ku dy të rinjtë u përplasën me pemën dhe më pas në asfalt, çka duket se ka qenë dhe goditja që i ka dëmtuar më shumë dy të rinjtë, shkruan tvklan.