Plagoset një person nga të shtënat me armë në Prishtinë

Kronika December 26, 2016 - 22:43

Një person është plagosur rreth orës 20:00 në lagjen Kalabria në Prishtinë dhe tani ai është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policiës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili nuk ka jep detaje tjera rreth gjendjes në të cilën ndodhet i plagosuri.

Sipas tij, hetimet për shkaqet e këtij rasti tashmë kanë filluar dhe nuk kanë informacione më të gjëra.

“Rreth orës 20:00 policia ka marrë informatën për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në lagjen Kalabria në Prishtinë. Një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Policia ka filluar hetimin lidhur me rastin me qellim sqarimin e rrethanave”, ka thënë Borovci.