Bardhoshi i Prishtinës cak i hajnave (Video)

Kronika December 26, 2016 - 23:17

Alarmin e orës nuk e kishin vënë për katër të mëngjesit.

Por, anëtarët e familjes Veliu në Bardhosh të Prishtinës u desh të zgjohen aq herët, të hënën.

Kjo pasi u dëgjua një alarm tjetër, ai në shitoren e tyre i shkaktuar nga disa persona të panjohur.

Falë disa pamjeve, ku shihen qartë edhe fytyrat e hajnave, pronari i marketit “Olsa” po beson që edhe policia do të arrijë t’i kap ata, më shpejt.

Nëpër situatë të rëndë, natën mes të dielës e të hënës kaloi edhe familja Haliti, po në Bardhosh.

Këtu po pretendojnë se iu vodhën stoli.

Natën e njëjtë këndejpari u tha se ndodhën edhe dy raste tjera të ngjashme.

Klani provoi gjatë gjithë ditës të kontaktojë zyrtarët për media të policisë, por asnjëri nga përgjegjësit për komunën e Prishtinës nuk u përgjigj. /KlanKosova/