Goditet nga vetura, vdes këmbësori në Sllatinë të Fushë Kosovës

Kronika December 31, 2016 - 20:53

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen në Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë-Kosovës, me ç’rast ka vdekur këmbësori pasi është goditur nga vetura, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani.

“Viktima mashkull në moshë të shtyrë nga Malisheva është dërguar në QKUK pa shenja jete”.