Gjendet i varur në tualet 22-vjeçari në burgun e Rrogozhinës

Kronika January 03, 2017 - 22:28

Një i burgosur është gjetur i vdekur në qelinë e burgut të Rrogozhinës.

Sipas asaj që bën të ditur ‘BalkanËeb’ i burgosuri me inicialet E.H 22 vjeç u gjet i varur në tualetin e burgut.

22-vjecari ishte transferuar nga qyteti i Fierit për në burgun e Rrogozhinës më datë 26 dhjetor 2016.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet që e kane shtyrë të riun t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.