Shënohet viktima e parë nga të ftohtët në Maqedoni

Kronika January 08, 2017 - 21:43

Një i pastrehë 68 vjeçar është gjendur i vdekur në Komunën e Aerodromit.

Për momentin informacionet se ka vdekur shkaku i temperaturave të ulëta nuk janë zyrtare, përderisa këtë nuk e vërtetojnë analizat e obduksionit, transmeton telegrafi.

Rastin në polici e ka paraqitur shoku i tij, gjithashtu edhe ai pa shtëpi. Trupi i viktimës është dorëzuar për obduksion, ndërsa analizat do të tregojnë prej çka ka vdekur 68 vjeçari.