Në Prizren shënohet viktima e parë prej të ftohtit
Acari shënon viktimën e parë në rajonin e Prizrenit. Kështu ka bërë të ditur policia rajonale.
“Në rrethana të pa njohura, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar”.
Sipas informative nga policia , për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka qenë person i pa strehë dhe me aftësi të kufizuara mendore.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
"Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nuk raportohet për të dyshuar”, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha ka bërë të ditur se viktima është hasur nga një patrullë e policisë dje në mëngjes, afër një pompe karburantesh, në fshatin Landovicë. Viktima është 53 vjeqari A. Osaj. /rtk/