Grabitet me armë një barnatore në Prishtinë

Kronika January 19, 2017 - 22:08

Barnatorja “Kushtrimi” në lagjen Mati 1, rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë, është grabitur me armë para rreth 2 orëve.

Pronari i saj, Syl Nikqi, e ka konfirmuar për lajmi.net duke pohuar se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kjo grabitje.

“Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por ato vajzat janë frikësuar shumë”, deklaron Nikqi.

Ai thotë se nuk e di shumën e parave që kanë vjedhur grabitësit, por pohon se mund të kenë qenë mbi 500 Euro para që janë mbledhur nga shitja.

Grabitjen me armë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se dy persona janë futur në barnatore dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një shumë parash.

“Ende nuk ka të arrestuar por policia është duke u marr me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.