Treni godet një veturë në Jagodë të Klinës, katër të lënduar (Foto)

Kronika March 18, 2017 - 20:19

Katër persona kanë pësuar lëndime kur një makinë është goditur nga treni në fshatin Jagodë të Klinës. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Treni ka goditur një makinë në fshatin Jagodë të Klinës duke lënduar katër persona. Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 18:10.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe  ka konfirmuar rastin duke treguar se aksidenti përfundoi me të lënduar dhe dëme materiale.

Image