I jepet lamtumira e fundit gazetarit Ganimet Klaiqi (Video)

Kronika May 15, 2017 - 20:18

Vdekja e gazetarit  dhe profesorit Ganimet Klaiqi ka tronditur komunitetin e gazetarëve në Kosovë.

Klaiqi ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, njofton Klan Kosova.

Lamtumira e fundit atij iu dha në varrezat e fshatit Hajvali ku edhe jetonte gazetari veteran.

Kolegët, miq e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit  duke e kujtuar çdo herë si njeri të mirë, patriot  e gazetar të devotshëm.