Një i vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Kronika May 30, 2017 - 23:04

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën Prishtin-Prizren.

Si pasojë i vdekur ka mbetur një person, kurse një tjetër është i lënduar rëndë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë për lajmi.net se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

“Po, një person është i vdekur dhe një i lënduar rëndë. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen”, tha Berisha për lajmi.net

Në aksident ishin përfshirë një veturë e tipit BMW dhe një kamion.