Masakër në Itali, shqiptari vret me thikë gruan

Kronika June 14, 2017 - 22:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje emigrantësh shqiptarë në Itali. Mediet bëjnë të ditur se pasditen e sotme rreth orës 16:30 minuta, një grua 52 vjeç është qëlluar për vdekje me thikë nga burri i saj.

Krimi ka ndodhur në Varese. Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Diana Vrapi Koni, ndërsa në pranga ka përfunduar burri i saj Muhamed Vrapi. Ky i fundit mësohet se e ka pranuar krimin.

Mjeku ligjorë ka bërë të ditur se gruaja ishte qëlluar 15 herë me thikë, çifti kishte vite në Itali dhe ishin me pasaportë Italiane, gjithashtu ishin prindër të tre fëmijëve.