Policia jep detaje për therjen me thikë në Prishtinë

Kronika June 24, 2017 - 21:19

Një person ka mbetur i shtirë në tokë pasi dikush e ka ther me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo ka ndodhur rreth një orë më parë. Rastrin për Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Ju informojmë se sot me datën 24.06.2017 rreth orës 20:30, PK ka pranuar informate për një rast therje me thikë që dyshohet të ketë ndodhur ne sheshin “Zahir Pajaziti””, ka bërë të ditur Policia.

 Tutje ata kanë treguar se njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion dhe kanë konstatuar se ka ndodhur një rast therje me thikë.

 “Personi i lënduar është dërguar menjëherë ne QKUK për tretmanit mjekësor, ndërsa te dyshuarit, dyshohet se kane ikur ne drejtim te fakulteteve Juridik / Ekonomik, drejt rrugës “Agim Ramadani”. Vlen të ceket se njësia e hetuesisë dhe forenzikes kanë dalë ne lokacion për ta bërë ekzaminimin e vendit te ngjarjes”

Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive si dhe janë ne kërkim te personave të dyshuar.