E konfirmon policia: Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 18:00 në Prishtinë, në rrugën "Antigona Fazliu".
Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se prokurori dhe njësitet e ndihmës speciale kanë dalë në vendngjarje.
“Ju konfirmoj se me datë 10.07.2017 rreth orës 18:15 Policia ka pranuar informatën se në rrugë “Antigona Fazliu” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete. Ndihma e shpejtë, njësitet relevante policore, gjykatësi i procedurës paraprake, prokurori dhe ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Hoxha më tej, ka bërë të ditur se trupi i viktimës tashmë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, raporton "Zeri.info".
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktima dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor, përderisa rasti do të hetohet nga hetuesit kompetentë policorë”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, ka thënë se informacionet e tjera mund te bëhen të ditura vetëm pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe pas rezultateve hetimore./ZERI/