Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë
Kronika
July 11, 2017 - 23:07
Të shtëna me armë janë raportuar sonte rreth orës 21:10 në rrugën “Demokracia” në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për “Zëri.info” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha
Hoxha ka thënë se njësitet policore iu kanë përgjigjur menjëherë rastit dhe në lokacion janë gjetur disa gëzhoja të armës.
Deri në këto momente, nuk është raportuar për të lënduar, përderisa bazuar në informacione dhe dëshmi, rasti po vazhdon të hetohet nga kompetentët policorë./ZERI/.