Dasma që u mbyll në mënyrë tragjike

Kronika July 26, 2017 - 18:43

Një çift i ri humbi jetën rrugës për në shtëpi, pasi kishin lënë darkën e mbajtur pas ceremonisë së martesës.

 27 – vjeçari Stuart Moorat dhe 25 – vjeçari Georgina Le Prevost, humbën tragjikisht jetën kur automjeti i tyre doli nga rruga në Channel Island të Guernsey -t.

 Në një postim në rrjetet sociale, policia britanike tha se ata po ktheheshin nga mbrëmja e dasmës.

 Lajmi për vdekjen e çiftit të ri hidhëroi të ftuarit, të cilën ndodheshin ende në ambientin ku po mbahej festa.

 “Ata ishin kaq të lumtur bashkë”, shkruajti nëna e 27 – vjeçarit Moorat në një postim në Facebook.

 Të shumtë kanë qenë miq, të afërm e kolegë që shprehën hidhërimin e thellë për humbjen e dy të rinjve./tvklan.al