Velipojë: I riu tenton të përdhunojë 15-vjeçaren, arrestohet
Kronika
August 15, 2017 - 20:55
Policia e Velipojës ka arrestuar një 19 vjeçar nga Lezha pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një shtetase të mitur.
Arrestimi i Besim.M u bë pas kallëzimit që shtetasja me inicialet, A. K 15-vjeçe, banuese në Velipojë, ka bërë në polici.E mitura ka deklaruar në polici se “shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente me të marrëdhënie seksuale me forcë në plazhin e Velipojës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me të mitur të moshës 14-18 vje縔 e mbetur në tentativë./shekulli