Detaje të reja nga sulmi i gazetarit Parim Olluri (FOTO)

Kronika August 16, 2017 - 23:07

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur në rrugën "Bajram Kelmendi" në Prishtinë, afër banesës së tij, rreth orës 22:00, njofton Insajderi.

Aktualisht, Olluri gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila është alivanosur.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Image