Policia jep detaje për aksidentin tragjik në bjeshkët e Deçanit
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë vdekur, dhe katër tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në bjeshkën e Pobërgjes në Deçan.
Me anë të një komunikate policia ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në Prishtinë për shkak të lëndimeve të rënda.
Lexo njoftimin e plotë të Policisë:
Informoheni se sot më datën 25 gusht 2017 rreth ores 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e katër (4) të tjerëve.
Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit TOYOTA, me targa të regjistrimit vendor.
Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjës ndërsa viktima nr 2 ka nëdrruar jetë në spitalin rajnal në Pëjë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër (4) persona, të cilët tre (3) nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë
Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti, ku me urdhërin e tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë, sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur deri sa ngasesi I veturës ishte duke qarkulluar ne rruget malore në këtë rast I njejti del jashtë rruge dhe bie në humnerë.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.