Zjarri në Laç merr përmasa të mëdha

Kronika August 29, 2017 - 23:18

Gjatë orëve të mbrëmjes, ndonëse forcat e ushtrisë dhe helikopterët nisën një operacion për shuarjen e zjarrit të përmasave të mëdha që ra në kurorën e gjelbër të Laçit, situata duket se po rëndohet.

Banorë të Laçit shprehen të shqetësuar, dhe thonë se flakët për pak sa nuk po prekin banesat e tyre.

“Kemi frikë se do digjemi, po vazhdoi kështu”, thonë banorët për “BalkanWeb”, teksa dërgojnë edhe foto nga vendi i ngjarjes ku duket se flakët po përpin gjithçka.