Gjendet një person i vdekur në Vlorë, dyshohet se është mbytur në det (Video)

Kronika August 30, 2017 - 20:11

Një person është gjetur i pajetë këtë pasdite në zonën e Lungomares në Vlorë.

Mësohet se kanë qënë qytetarët ata të cilët kanë vënë re trupin e pajetë, i cili pluskonte në ujë.

Viktima dyshohet se është rreth 60 vjeç dhe se është mbytur në det.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.