Krim makabër, shqiptarët vrasin biznesmenin dhe i masakrojnë brutalisht djalin

Kronika August 30, 2017 - 21:16

Një biznesmen është vrarë në shtëpinë e tij luksoze në Boadilla del Monte, si dhe ka mbetur i plagosur djali i tij 14-vjeçar.

Nga hetimet thuhet se biznesmeni 40-vjeçar dhe djali i tij janë vranë në mënyrë makabre nga 4 shqiptarë.

Sipas mediave spanjolle, ata kishin hyrë në vilën e biznesmenit për të grabitur banesën, por më pas kanë kryer dhe krimin makabër duke vrarë biznesmenin dhe duke i thyer krahët djalit të tij adoleshent.

Burimet thanë për ABC se çdo gjë filloi pas mesnatës. Në atë kohë, në shtëpi ishin çifti, djali 14-vjeçar një fëmijë 1 vjeçar dhe shërbëtorja e shtëpisë. Familja e cila është sulmuar dhe dhunuar nga shqiptarët është me origjinë kineze dhe jeton në një vilë që kushton 2 milionë euro.

Hajdutët arritën pranë shtëpisë, të vendosur në urbanizimin e Pino Sentinela, dhe thuhet se hynë në pjesën e prapme të shtëpisë, duke mbikëqyr rrugën M-516 (Boadilla-Majadahonda). Prej aty, ata u hodhën mbi gardh dhe hynë në shesh, ku ka dhe një pishinë në natyrë.

Për të hyrë në shtëpi, detyroheshin të hynin nga dritaret e kuzhinës. Shtëpia ka pasur dhe një sistem alarmi, por pronarët nuk e kanë lënë atë të aktivizuar, duke pasur parasysh se brenda ata ndiheshin të sigurt.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së hënës dhe së martës. Djali si fillim ka parë se babai që po sulmohej nga disa persona dhe ka tentuar të hyjë mes tyre, por ata e kanë dhunuar duke i thyer të dy krahët.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë dëshminë e pjesëtarëve të tjerë të familjes të cilët janë terrorizuar nga ajo që kanë parë.

Pasi kanë vrarë biznesmenin dhe dhunuar të miturin 4 shqiptarët kanë dalë nga dritaret e vilës, duke mos përdorur asnjë nga dyert e saj. /Panorama/