Aksident në Prishtinë, një i lënduar

Kronika August 31, 2017 - 21:03

Një person ka mbetur i lënduar, pas një aksidenti që ndodhi në mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën ”Vëllëzërit Fazliu” derisa si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë në trafik, një motoçikletë është përplasur me një veturë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, i cili tha se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK.

Image