Aksident në Ksamil, dy të lënduar

Kronika August 31, 2017 - 23:22

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, të cilët janë përplasur mes tyre.

Burime nga vendi i ngjarjes në Shqipëri, për Ora News, bëjnë të ditur se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesi i i motorit ndodhet në gjendje të rëndë.