Vritet babai, plagoset i biri në Pejë

Kronika September 14, 2017 - 19:20

 

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur para pak çastesh në Pejë.

Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në një konflikt në lagjen Dardania në Pejë rreth orës 15.30, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se ishin sulmuar babë e bir, me ç’rast babai Idriz Gega ka mbetur i vdekur ndërsa i biri i tij, Ferid Gega është plagosur.

I plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Mësohet se si i dyshuar per sulmin është personi me inicialet  Rr. L. , kurse policia ka dalë në vend të ngjarjes për të hetuar rastin. /Telegrafi/