Ja si ndodhi vrasja e Aulon Zekës?

Kronika September 17, 2017 - 21:02

Aulon Zeka është gjetur i vdekur dje në Prishtinë me katër plumba në trup.

Sot pasdite Policia ka bërë të ditur se dy persona, një vajzë dhe një mashkull të mitur janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në rastin në fjalë.

Lajmi.net më herët ka raportuar se gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një lidhje dashurie.

Dyshohet që vajza e arrestuar ka qenë në lidhje dashurie me të arrestuarin tjetër, kurse ndaj saj ka pasur simpati edhe viktima.

Edhe Auloni edhe i dyshuari për vrasjen deri më tani kishin pasur shoqëri.

Sipas disa shkrimeve nëpër rrjetet sociale, thuhet se Auloni dhe i arrestuari natën e fundit kanë qenë së bashku në një nga lokalet e Prishtinës.

Kurse atyre më vonë u është bashkëngjitur edhe vajza e përfshirë në rast.

Të dyshuarit pas vrasjes, e kanë lënë trupin e të ndjerit afër shkollës Model.

Varrimi i Aulon Zekës është bërë sot nga ora 17:00.