Flet policia, kjo është e vërteta për 72-vjeçaren e 'dhunuar'

Kronika September 27, 2017 - 23:06

Rasti i një qytetareje 72 vjeçare nga Prishtina, që u dyshua të jetë dhunuar tashmë ka dalë të mos jetë ashtu.

Policia e Kosovës konfirmon për Gazetën Express se rasti i raportuar më herët në media për 72 vjeçaren, nuk ka të bëjë më dhunim.

“Pas veprimeve të menjëhershme me rekomandim të prokurorit kompetent për hetim dhe ekzaminim mjekoligjor është konstatuar se nuk kemi të bëjmë me vepër penale të dhunimit ”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Më herët u raportua se një grua e moshuar kishte kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të dhunës seksuale.

Rastin më vonë e konfirmoi Policia e Kosovës e cila tha se në këtë institucion është raportuar ky rast, por që ka qenë duke u hetuar.