Sulm me armë zjarri, plagoset 25 vjeçari

Kronika October 04, 2017 - 22:13

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit.

Nga të dhënat e fundit rezulton se i lënduari është një djalë 25 vjeçar, i cili ka marrë një plagë në këmbë, shkruan Top Channel.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur një grup hetimor për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.