Aktakuzë kundër gjashtë personave për rastin ‘’Reflektori’’

Aktakuzë kundër gjashtë personave për rastin ‘’Reflektori’’

Kronika April 18, 2024 - 15:27

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me për rastin e njohur “Reflektori”.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit L.T, O.V dhe I.M së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati, duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ .

Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” .

Ndërkaq, të pandehurit L.T dhe O.V akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Zëri