Policia në veri konfiskon dy armë, mbi 60 fishekë dhe gëzhoja në dy raste
Foto: Laura Hasani

Policia në veri konfiskon dy armë, mbi 60 fishekë dhe gëzhoja në dy raste

Kronika April 19, 2024 - 08:46

Policia e Kosovës në dy raste në veri ka konfiskuar armë, fishekë dhe gëzhoja, transmeton Zeri.info.

Në rastin e parë në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut raportohet se nga njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të armëve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Jeshevik të Zveçanit, ku raportohet se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar dy armë zjarri, si dhe 32 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri