Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet një person në Podujevë

Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet një person në Podujevë

Kronika April 20, 2024 - 10:32

Një burrë është arrestuar të premten në Podujevë nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një femër nën moshën 16-vjeçare.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me dyshimin për bashkëjetesë me viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri