Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në veri të vendit

Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në veri të vendit

Kronika April 20, 2024 - 14:53

Ministria e Shëndetësisë ka bëre të ditur se përmes mekanizimit të saj Inspektoratit Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të martën e kaluar ka realizuar një aksion inspektues në subjektet të cilat operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatorës edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.

“Në pikën e karburantit “ËOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë. Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia”.

“Ato barnatore, iu është ndërpre veprimtarinë e tyre farmaceutike, dhe të njejtit janë udhëzuar se si të arrijnë të licencojnë veprimtaritë e tyre sipas legjislacionit në fuqi në vend. Kurse në pikën e karburanteve i'u është ndaluar veprimtaria farmaceutike.

Rrjedhimisht, ligjshmëria do të zbatohet, e aktivitetet të cilat dëmtojnë shëndetin e qytetarëve tanë do të sanksionohen, në të gjithë territorin e vendit, pa dallim”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Zëri